Paketa e rezistencës sociale, grupimi Berisha sfidon Bashën, kërkon interpelancë me Ramën në Parlament

Grupi i Rithemelimit ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Kërkesa drejtuar kryetares së Kuvendit është firmosur nga 9 deputetë të cilët kërkojnë interpelancë për 3 pika kryesore, paketën anti-krizë, gjendjen e Rezervave Materiale të shtetit dhe Rezervës së Sigurisë së Naftës.
Ndërkohë ministrja Krifca dhe ministri serb i bujqësisë, Branislav Nedimovic, kanë konfirmuar hapjen e tregut dhe lëvizjen e lirë të grurit dhe misrit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.
Në kuadër të marrëveshjes Open Balkan, pavarësisht se për tregjet e tjera ndërkombëtare mund të jenë mbyllur, gruri dhe misri nga Serbia do të lëvizin lirisht në drejtim të tregut dhe konsumatorit shqiptar.
Ndërkohë që disa ditë më parë ishte kryedemokrati Lulzim Basha që shprehej se do të kërkonte mocion me qeverinë për krizën dhe masat që do të marrë qeveria. Grupimi Berisha është treguar më konkret dhe ka depozituar nismën.