Nis pelegrinazhi në Kishën e Laçit, 13 të martat e shenjte tek Shna Ndout

Kjo e martë, ka shënuar nisjen e pelegrinazhit 13 javor në Kishën e Shën Ndout në Laç, për të gjithë besimtarët.

Sipas raportimeve qytetarë të shumtë i janë drejtuar vendit të shenjtë, me shpresën e këtij vendi të bekuar për të gjetur ngrohtësi shpirtërore.

Teksa jan9 lutur për veten dhe familjet e tyre, një besimtare para kamerave ka shpërthyer në lot. Ajo tregon se ka bërë lutje edhe për paqe në botë,dhe kjo gjë e ka emocionuar besimtaren, duke iu referuar kështu luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Zoti është i madh, Zoti i ndihmoftë të gjithë, mbarë botën dhe u bëftë paqe për Ukrainën që është luftë, i ndihmoftë Zoti”, tha besimtarë.

Kujtojmë se besimtarët e ndryshëm vizitojnë Kishën e Shën Ndout nga i gjithë vendi, duke u lutur për shëndet, mirëqenie, harmoni dhe begati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT