Përshkallëzohet situata/ Droni rus fluturon mbi hapësirën ajrore të NATO-s dhe pastaj rrëzohet

Një dron rus fluturoi mbi Poloni përpara se të hynte në hapësirën ajrore të Ukrainës ku u rrëzua, pretendoi ushtria e Ukrainës mbrëmë.
Në një deklaratë, komanda e forcave ajrore ukrainase tha se droni fluturoi në hapësirën ajrore të NATO-s, duke akuzuar Moskën për një “provokim”.
Sipas “The Times”, droni u rrëzua në qytetin ukrainas të Yavforiv pasi po kryente një mision aty, ndërkohë që kishte ardhur në zonë duke fluturuar mbi qiellin polak, gjë që nëse vërtetohet do të përbënte një përshkallëzim të rëndë të situatës, pasi NATO ka theksuar se do të mbronte çdo centimetër të aleatëve të saj nga ndonjë agresion i mundshëm rus.
Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se droni dukej se po vlerësonte dëmet e shkaktuara në bazën ushtarake Yavoriv pranë Lviv gjatë fundjavës, pasi sulmet me raketa vranë të paktën 35 persona.
Një zëdhënës i forcave ukrainase tha: “Siç mund të shohim, pushtuesit vazhdojnë të kryejnë veprimet e tyre provokuese pa hezitim, duke fluturuar në hapësirën ajrore të vendeve anëtare të NATO-s”.
Forcat e Putinit nisën sulme me raketa vetëm 20 kilometra nga kufiri polak me Ukrainën në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sulmi ajror, i cili shkatërroi bazën ushtarake Yavoriv pranë Lviv, vrau të paktën 35 persona dhe plagosi 134 të tjerë.