Rusia merr vendimin e papritur, largohet nga …

Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit vijojnë të përshkallëzohen, me dy palët që marrin vendime nga momenti në moment.
Rusia është larguar nga Këshilli i Evropës, një mbikëqyrës i të drejtave të njeriut me bazë në Strasburg.
Pyotr Tolstoy, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, tha në kanalin e tij Telegram se ai kishte dorëzuar një letër nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ku njoftonte vendimin e Moskës.
Këshilli i Evropës kishte pezulluar anëtarësimin e Rusisë më 25 shkurt, një ditë pasi ajo pushtoi Ukrainën.
Sinjale për dëbimin e Rusisë nga KE, u dhanë dhe nga kryeministri ukrainas Denys Shmygal.