“Normaliteti” i ri në Ukrainë: Varrosja e ushtarëve të rënë është bërë pjesë e jetës së përditshme

Nën një diell të ndritshëm mëngjesi, koloneli Valeriy Gudz u preh, me nderime ushtarake, në qytetin e tij të lindjes, Boryspil, në periferi të Kievit.

Këndimi i priftërinjve ortodoksë përshkohej herë pas here nga zhurma e granatimeve të largëta. Shumë trupa me uniformë erdhën për të bërë nderimet e fundit duke mbajtur buqeta me lule. Vajtuesit  u afruan për të vendosur duart mbi arkivol,ndërsa  klithmat e të dashurve të kolonelit përshkonin ajrin.

Koloneli i rënë në betejë  ishte  patriot, dhe  për herë të parë mori armët në vitin 2014, kur separatistët rusë në Ukrainën lindore hynë në luftë me qeverinë.

Tashmë varrosja e ushtarëve të rënë është pjesë e normales së re në Ukrainë, teksa humbjet e jetëve të ushtarëve por dhe të civilëve  rriten çdo ditë. Në fundjavë, Presidenti Zelensky tha se 1,300 ushtarë ishin vrarë duke mbrojtur atdheun e tyre. Megjithatë rezistenca vijon të jetë e fortë.

Vdekjet në fushën e betejës dhe vrasja e civilëve të pafajshëm, duket se po forcojnë vendosmërinë këtu.

“Normaliteti” i ri në Ukrainë: Varrosja e ushtarëve

Back to top button
LAJMET E FUNDIT