Sali Berisha akuzon Ramën: Rafineria e Ballshit u bë skrap për të mbuluar vjedhjet! Paratë u dërguan në ishujt Kajman

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar këtë mbrëmje pasardhësin e tij Edi Rama, se ka shndërruar në skrap rafinerinë e Ballshit për të mbuluar vjedhjet. Sipas tij, borxhet e kësaj rafinerie shkojnë në 400 milionë dollarë.
I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Berisha tha se paratë janë marrë kredi në bankë dhe janë mbyllur në ishujt Kajman.
Tarifën e pompave të naftës ia dha një kompanie me koncesion dhe u dyfishua çmimi i karburantit. U dyfishuar fiks tarifa e pompave. Pse Maqedonia e shet me 1.3 euro dhe nuk prodhon një litër naftë ndërsa ne plot 1 milionë litra. Në vitin 2011 është prodhuar D2 në Ballsh dhe e cilësisë të mirë, ndërsa këta e shndërruan në skrap rafinerinë për të mbuluar vjedhjet që janë bërë me të.
E bënë skrap sepse borxhet e saj ku është edhe Agaçi mund të shkojnë 400 milionë. Këta merrnin rafinerinë dhe e vinin kolateral dhe marrin para në bankë, por nuk investonin asnjë lekë. Kam dëgjuar se janë marrë 350 milionë kredi, të gjithë çoheshin në ishujt Kajman. Për të zhduk çdo gjurmë krimi, e bënë skrap”, u shpreh ndër të tjera Sali Berisha.