Pamje të rënda/ Një tjetër provë e gjenocidit, tanku rus hap zjarr pa mëshirë ndaj civilit ukrainas (Video)

Trupat ruse po hasin gjithmonë e më shumë në rezistencën e Ukrainës, e për këtë arsye po “shfryhen” duke sulmuar pa dallim mbi civilët.
Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar disa pamje të rënda, ku shfaqet momenti ku një tank rus hap zjarr mbi një njeri.
Pamjet janë nga qyteti i Mariupolit, ndër më të dëmtuar it nga bombardimet ku po ashtu, civilët nuk po lejohen të largohet drejt korridoreve të evakuimit. Qytetari shihet duke ecur në rrugë, kur një tank nis ta qëllojë. Në fund gjithçka mbulohet nga tymi, duke mos ditur më shumë për fatin e burrit.
Another proof of the genocide in #Mariupol
The occupiers fired from a tank at a man pic.twitter.com/Jce7njhmcc
— NEXTA (@nexta_tv) March 15, 2022