Kievi zgjohet me shpërthime të fuqishme/ Shkatërrohen dy ndërtesa banimi! Paralajmërimi i zyrtarëve

Kievi këtë mëngjes është zgjuar me shpërthime të shumta nga bombardimet ruse. Shërbimet e urgjencës së qytetit tani thonë se një ndërtesë banimi 12-katëshe në lagjen Shevchenko u godit nga bombardimet rreth orës 6 të mëngjesit. Po ashtu u dëmtua edhe një ndërtesë 9 katëshe.

Raportohet se dy persona u plagosën dhe 35 të tjerë u evakuuan nga ndërtesa.

Banorët në të gjithë qytetin mbeten të izoluar në bunkerë, strehimore nëntokësore dhe shtëpitë e tyre mes një shtetrrethimi dyditor.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se është një moment “i vështirë dhe i rrezikshëm” për kryeqytetin.

g.kosovari

Back to top button
LAJMET E FUNDIT