Grida Duma zbulon “ultimatumin” që i kanë vendosur Bashës: Ka kohë deri nesër të largohet, s’ka rrugë tjetër

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka zbuluar sot për herë të parë “ultimatumin” që i është vendosur kreut aktual të PD-së Lulzim Bashës.

Sipas saj Basha ka kohë deri nesër që të largohet nga posti i kryetarit të PD-së.

Gjatë një deklarate për mediat nga Elbasani, Duma ka zbuluar gjithashtu edhe strategjinë e PD-së për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së.

Nga ana tjetër Duma nënvizon se strategjia e vetme është ndërtimi i një komisioni të përbashkët të përbërë nga grupi parlamentar dhe ai i “foltores”.

“PD nuk duhet të zvogëlohet dhe të dalë forcë e tretë, personat që i bën dëm PD-së duhet të tërhiqen pas. I kemi lënë kohe ditën e nesërme për të bërë hapat pas si kundër dhe ai e ka kërkuar. Nuk ka rruge tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji e vetmja ndërtimi i një komisioni nga deputetet e grupit parlamentar dhe ata të “Foltores” të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve”.- tha Grida./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT