“Nuk iki se mbeten pa tekst këta”/ Rama: Në shesh dëgjoj të njëjtat zëra ‘Rama ik’

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës.

Në fjalën e tij kryeministri tha se gjatë protestave që po zhvillojnë qytetarët për rritjen e çmimeve dëgjon gjithmonë të njëjtat zëra “Rama ik”.

Ndërsa tha se nuk do të largohet sepse ka “frikë” se lë pikërisht këta të fundit pa tekst.

“Kjo protestë e kësaj radhe përveçse ka brenda gjithë absurdin mungesës së dakordësi me faktet, është turp! E them me plot gojën, është turp kombëtar. E kuptoj, kaluan 1 muaj, 2 muaj dhe qeveria nuk reagoj, por kur unë dalë në fillim të javës sapo ka filluar të shfaqet gjëja, se do të merren disa masa. Brenda javës ju thamë do t’iu japim skenarët për ta përballuar këtë, menjëherë vihen në lëvizje disa personazhe që më vijnë poshtë penxheres që iu njohë edhe zërat. Pastaj këndojnë himnin, do dali dhe ndonjëri me flamur. Janë njerëz, disa prej tyre, janë personazhet që po ti shpesh pak se nga vijnë është për të vënë duart në kokë, por s’dua të merrem. Dy gjëra i kanë fiks, “Poshtë komunizmi” dhe “Rama ik”, unë s’duhet të iki se këta do mbeten pa tekst.”- tha Rama./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT