E FUNDIT/ Vrasja e Klodian Rashës, Apeli ia shton vitet e burgimit ish-policit Nevaldo Hajdaraj

Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 18 vite burg Nevaldo Hajdarajn, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 12 vite burg
Në seancën e zhvilluar sot për Nevaldo Hajdarajn, të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës, kanë folur palët. Pala mbrojtëse ka thënë se vrasja u krye në kushtet e mbrojtjes së nevojshme ndaj duhet të hiqet akuza për vrasje me dashje. Ndërsa prokurorja Arta Marku është shprehur se Hajdaraj duhet të dënohet me 20 vite burg, pasi nuk është i sinqertë dhe vendimi i shkallës së parë ja ka pranuar padrejtësisht.
Prokuroria shqiptare kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-policin Nevaldo Hajdaraj për vrasjen e Klodian Rashës. Qazim Rasha, babai i Klodianit, u shpres se është përballë një padrejtësie. “Jam një prind përballë një padrejtësie dhe ju, gjyqtarët jeni ata që duhet ta vendosni atë për të më lehtësuar edhe mua. Pretendimet e avokatëve dhe të pandehurit për rrezik, janë lojëra dhe një telenovelë që s’e beson asnjëri, ato nuk qëndrojnë”.
Nga gjykata e shkalles së Parë Nedvaldo Hajdaraj ishte dënuar me 15 vite burgim e nga gjykimi i shkurtuar do të vuante 10 vite. Me vendimin e kësaj të mërkure, 16 mars, Apeli ia ka shtuar vitet e dënimit ish efektivit.
Ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj u shpall fillimisht fajtor për vrasje me dashje. Ai e ankimoi vendimin duke kërkuar që të ndryshohej në “në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur”, duke argumentuar se nuk ishte vrasje me dashje. Edhe Prokuroria e kishte ankimuar vendimin, e cila në shkallën e parë kishte kërkuar 20 vite burg për Hajdarajn.
Ishin orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor 2020, (Dita Kombëtare e Rinisë) kur 25 vjeçarit Klodian Rasha iu ndërpre jeta në mes, në lule të rinisë, nga efektivi Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit po patrullonte bashkë me kolegun e tij nga Zogu i Zi në drejtim të sheshit “Shqiponja”, kur në anë të rrugës vune re 25-vjeçarin, të cilin tentuan ta ndalonin. Klodiani nisi të vraponte për të shkuar në rrugicën e shtëpisë, ndërsa efektivët po e ndiqnin, derisa e qëlluan.