Oferta ruse për neutralitet, Ukraina i refuzon hapur: Bëhet vetëm me garanci ligjore

Një prej këshilltarëve të presidentit të Ukrainës, është shprehur se propozimi rus që Ukraina të miratojë një neutralitet të stilit austriak është i papranueshëm për vendin.
Mykhailo Podoliak, një anëtar i ekipit negociator ukrainas, u tregoi mediave lokale se çdo marrëveshje paqeje duhet të jetë në kushte ukrainase që mbrojnë sovranitetin e saj.
“Ne e kuptojmë përpjekjen e partnerëve tanë për të qëndruar proaktivë në procesin e negociatave,” tha Podoliak.
Ai shtoi gjithashtu se Ukraina tani është në një gjendje lufte të drejtpërdrejtë me Rusinë.”
“Prandaj, modeli mund të jetë vetëm “ukrainas” dhe vetëm me garanci sigurie të verifikuara ligjërisht. Dhe asnjë model apo opsion tjetër.”
Ndërkohë kujtojmë se më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia ishte e hapur për një marrëveshje paqeje që pa një Ukrainë neutrale të mbajë ushtrinë dhe marinën e saj, përgjatë vijave të Austrisë ose Suedisë.