VIDEO/ ‘Si sardele’! Policia gjen 5 emigrantë që fshiheshin brenda bagazhit të makinës

Trafikimi i emigrantëve përmes territorit shqiptar është një fenomen mjaft i shprehur.

Policia ka kapur me dhjetra drejtues automjetesh, dhe operacione të ngjashme vijojnë për çdo ditë.

Por ajo që ka befasuar policinë ishte rasti më i fundit ku 5 ermigratë u gjetën në bagazhin e një mjeti.

Policia ka arrestuar në flagrancë A. H., 35 vjeç dhe H. F., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën nga shërbimet e policisë rrugore në dalje të qytetit të Pogradecit, pasi me mjetin tip “Benz”, po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit ju kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT