Pritet me duartrokitje dhe ovacione, Zelensky në Kongresin Amerikan: Rusia nuk na ka sulmuar vetëm ne

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot fjalën e tij në një takim virtual për anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA.

Nga pamjet e transmetuara shihet se para se të fliste, Zelensky u prit me duartrokitje dhe ovacione nga ligjvënësit e SHBA dhe më pas lavdëroi trimërinë e popullit të tij ukrainas duke thënë se “fati i vendit të tij” po vendoset pikërisht tani.

Zelensky përmendi ndër të tjera gjatë fjalës së tij se sulmet në Pearl Harbor dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në fjalimin e tij para ligjvënësve amerikanë.

“Rusia nuk na ka sulmuar vetëm ne, jo vetëm tokën tonë, jo vetëm qytetet tona. Rusia hodhi tanke dhe avionë kundër lirisë sonë, kundër të drejtës sonë për të jetuar të lirë në vendin tonë, duke zgjedhur të ardhmen tonë. Kundër dëshirës sonë për lumturi, kundër ëndrrës sonë kombëtare, ashtu si të njëjtat ëndrra që keni ju, amerikanët, si kushdo tjetër në Shtetet e Bashkuara.

Më kujtohet memoriali juaj kombëtar në Rushmore, fytyrat e presidentëve tuaj të shquar, atyre që hodhën themelet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokracinë, pavarësinë, lirinë dhe kujdesin për të gjithë, për çdo person, për këdo që punon”, tha Zelensky.

President Biden, ju jeni udhëheqësi i kombit tuaj. Shpresoj se do të jeni udhëheqësi i botës. Të jesh lider i botës do të thotë të jesh udhëheqës i paqes.”

Zelensky thotë se Ukraina po kërkon një përgjigje ndaj “terrorit” të sulmet ajrore ruse dhe kërkon që të vendoset një zonë ndalim-fluturimi.

“A është shumë kjo që po kërkojmë?” Nëse është atëherë kërkon sistemin e mbrojtjes që i nevojitet kundër sulmeve ajrore.

Ai kërkon avionë për të mbrojtur lirinë e Ukrainës.

“Kam një nevojë. Më duhet të mbroj qiellin tonë. Kam nevojë për vendimin tuaj, ndihmën tuaj, që do të thotë saktësisht të njëjtën gjë … kur dëgjon fjalët “Unë kam një ëndërr”, tha ai.

Anëtarët e NATO-s deri më tani kanë refuzuar të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, duke argumentuar se kjo do të rrezikonte një përshkallëzim me Rusinë./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT