VIDEO/ “Hajde dil jashtë, i paturp, jashtë” gazetarja serbe përzë nga emisioni të ftuarin që foli keq për Vuçiçin

Një debat i ashpër gjatë një emisioni në një telefizion serb, ka përfunduar me përjashtimin e një prej të ftuarve nga studio.
Drejtuesja dhe redaktorja e emisionit Jovana Joksimoviq dhe lideri i Lëvizjes “Çlirimtare” Mllagjan Gjorgjeviq kanë debatuar pas deklaratave të tij për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gjorgjeviq ka thënë se Vuçiq ka qenë tradhtar, ku më pas moderatorja tha se është gabim të flitet për persona që nuk janë të pranishëm në studio.
“Turp te kesh, tani do të ju nxjerr jashtë. Epo, reklama dhe dilni menjëherë. Turp për ju”, dëgjohet duke thënë ajo.