“Po kryhen mizori”/ Biden ndryshon qëndrim: Putin është një kriminel lufte!

Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti Presidentin Vladimir Putin një “kriminel lufte”, duke treguar një ndryshim nga qëndrimet e mëparshme të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte,” tha Biden.

Përcaktimi i Biden pasqyron një ndryshim nga qëndrimi i mëparshëm i administratës. Zyrtarët, përfshirë Bidenin, nuk kishin thënë më parë se në Ukrainë po kryheshin krime lufte, duke përmendur hetimet e vazhdueshme nëse ky term mund të përdoret.

Por zyrtarët kanë qenë të qartë se besojnë se gjatë luftimeve po zhvillohen akte mizorie dhe se shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve  përbën  krim lufte.

“Vërejtjet e Presidentit flasin vetë,” tha më pas sekretarja e shtypit Jen Psaki. Ajo tha se Biden “po fliste nga zemra”.

Ajo shtoi gjithashtu  se hetimi në vazhdim në Departamentin e Shtetit për krimet e luftës ishte ende duke u zhvilluar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT