Nuk e kundërshtoi Rusinë, ama Kina “i jep besën” Ukrainës: Nuk do t’ju sulmojmë kurrë

“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën!”

Kështu është shprehur ambasadori kinez në Ukrainë, transmeton CNN.

“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Ne do të ndihmojmë, veçanërisht ekonomikisht. Në këtë situatë ne do të veprojmë me përgjegjësi,” tha ambasadori i Kinës në Ukrainë, Fan Xianrong, gjatë një takimi me Maksym Kozytsky, kreun e administratës ushtarake rajonale në Lviv.

“Kina është një vend mik për popullin ukrainas. Si ambasador, mund të them se Kina do të jetë gjithmonë një mbështetje për Ukrainën si ekonomikisht ashtu edhe politikisht.”- shtoi ndër të tjera ambasadori.

Fan tregoi gjithashtu se ambasada kineze ishte zhvendosur nga Kievi në Lviv, sipas Kozytsky. Nga ana tjetër, të martën, ambasadori i Kinës në SHBA, Qin Gang tha se Pekini dëshironte që konflikti në Ukrainë të merrte fund.

“Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është një shenjë pozitive për Kinën. Sikur Kina të  ishte në dijeni për luftën, ne do të kishim bërë  çdo gjë për ta parandaluar atë,” përfundoi Gang./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT