E FUNDIT/ “Fluturojnë” çmimet e ushqimeve, Rama urdhër importuesve të mëdhenj: Ulini!

Kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e sotme një mbledhje me të gjithë importuesit e mëdhenj pas rritjes së menjëhershme të çmimit të ushqimeve, kryesisht ai i vajit të lulediellit për gatim.
Në fjalën e tij Rama është shprehur se e kupton situatën e tyre, por sipas tij tashmë nuk është momenti për të parë fitim.
Ndërkohë Rama i ka këshilluar të gjithë importuesit e pranishëm në mbledhje që të ulin çmimet e ushqimeve të shportës.
“Është momenti për të bërë një komunikim publik në Kryeministri, për të ndarë me ju se cila duhet të jetë forma e sjelljes në këtë moment kaq dramatik. Kjo vijë diktohet nga domosdoëhëmria për të patur njëqasje të ndryshme nga ajo e kohëve normale. Unë nuk hyj te ata që besojnë te ndërhyrjet në treg, por kjo vlen për një kohë normale. Kjo vlen për krizat organike të një kohe normale, siç ishte kriza organike e inflacionit në të gjithë botën që u reflektua këtu me një rritje të lehtë, jo të pandjeshme të çmimeve hap pas hapi në periudhën e funidt. Ndërkohë, sot nuk jemi në këto kushte. Jemi në kushte të tjera” , tha Rama.
Kryeministri tha gjithashtu se krizën nuk e kërkuam, por ajo na gjeti.
“Tani është momenti për të harruar fitimin. Ne i dimë vështirësitë tuaja, por mendojmë se ka hapësira për ulje. Siç është çmimi i vajit për shembull apo produkteve të ngjashme. Është situata që ju nuk mund të vazhdoni më me këto çmime. Fakti që qytetarët vijojnë të blejnë tregon një situatë tjetër, jo atë që janë të kënaqur me situatën e krijuar”, tha kryeministri./ Gazeta Shqip