Përgjimet që fundosën Elsa Lilën, si këshillonte trafikantët: Duhet të krijosh lidhje në qeveri si në Shqipëri! Kjo të shpëton

Mediat italiane kanë publikuar ditën e sotme përgjimet që fundosën këngëtaren e njohur shqiptare Elsa Lila.
Kujtojmë se këngëtarja e njohur u arrestua dje në Itali për trafik droge, teksa u njoftua se ajo kishte një rol shumë të rëndësishëm në këtë organizatë kriminale, ku kujdesej për paratë dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin, librin në të cilin banda regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe mariuanës.
Po ashtu mësohet se këngëtarja ishte edhe një lloj “këshilltareje”, ku i kërkonte anëtarëve të bandës që të krijonin lidhje në qeveri “si në Shqipëri”
Më poshtë është një pjesë e përgjimeve që autoritetet policore italiane kanë kryer gjatë bisedës që këngëtarja bënte me një anëtarë të bandës duke e këshilluar këtë të fundit.
“Si mund të gjesh një shok brenda aparatit shtetëror?”, thotë një i përgjuar në telefon.
“Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton, çfarëdo qoftë qeveria, duhet ta kesh edhe atje” vijojnë përgjimet.
“Nëse i hapin këto do të bëjnë një burg të ri në Romë”, thanë të dyshuarit duke iu referuar telefonave të tyre të koduar./ Gazeta Shqip