Mes tyre biznesmenë/ SPAK arreston 20 punonjës të Call Center në Tiranë e Durrës, si iu vodhën 5 mln euro 2 mijë gjermanëve

SPAK ka arrestuar 20 punonjës te Call Center në Tiranë dhe Durrës, mes tyre biznesmenë e administratorë, pasi akuzohen se u vodhën miliona euro gjermaneve përmes mashtrimit. Ata i bindin shtetasit e huaj të investonin në bursë dhe të blinin diamante, ku pre ranë rreth 2 mijë gjermanë dhe iu vodhën 5 milion euro në total. ‘Blue energy call’ është një nga Call Center e përfshirë në mashtrimin.
Arrestimi i tyre nga SPAK dhe Policia e Tiranës është bërë pas kërkesës së autoriteteve gjermane. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformës Forex mashtruan rreth 2 mijë gjermanë duke u vjedhur 5 milionë euro. Aktualisht operacioni po zhvillohet edhe në Tiranë dhe Durrës, ndërsa urdhër arresti është dhënë edhe për 2 të tjerë.
Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet gjermane por edhe ato të Kosovës, ku një javë më parë u arrestuan 36 administratorë dhe punonjës të Call Center në Kosovë për mashtrim përmes Forex të shtetasve gjermanë. Një ndër të arrestuarit në Kosovë, ishte një person nga Kavaja dhe kjo bëri që hetimet të lidheshin edhe në Tiranë ku u zbulua lidhja e bashkëpunimit të tyre.
Përmes Forex, të arrestuarit mashtroni shtetasit e huaj që të investonin në bursë apo në metalet me vlerë dhe diamantet. Me pas paratë e vjedhura depozitoheshin në bankat off-shore
Një ditë më parë edhe policia e Tiranës nisi hetimin penal ndaj 9 administratorëve të Call Center në Tiranë nën akuzën e mashtrimit të shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.
Sipas, Report TV, Blue energy call’ me seli te 5 Maji është një nga Call Center e përfshirë në mashtrimin e rreth 2 mijë gjermanëve duke u marrë 5 mln eruo. Kompania është regjistruar në 3 prill në 2017 dhe pronar ka Redian Kukën.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, janë proceduar:
52-vjeçari me iniciale A. R., 27-vjeçari me iniciale A. D., 26-vjeçari me iniciale S. D., 28-vjeçari me iniciale F. K., 29-vjeçari me iniciale B. K., 26-vjeçari me iniciale K. O., 34-vjeçari me iniciale I. S., 54-vjeçari me iniciale O. M., dhe 26-vjeçari me iniciale K. T.
Duke shfrytëzuar punën e tyre si administratorë dhe menaxherë në disa call center-a në qytetin e Tiranës, këta persona dyshohet se mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.
Shqipëria është kthyer në vendin ideal për të hapur kompani, të cilat, nëpërmjet platformave të rreme, operatorët apo të ashtuquajturit agjentë financiarë bindin qytetarë të investojnë mijëra euro duke i premtuar fitime marramendëse. Ata prezantohen si këshillues financiarë, të cilët do t’i shumëfishojnë paratë e tyre në bursa dhe një ditë platforma mbyllet dhe zhduket bashkë me paratë.