Berisha i vendosur, flet shkurt para Kuvendit: Po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme fjalën e tij para se të hynte në sallën e Kuvendit.
Ai ka deklaruar se po punon për bashkimin e Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër Berisha theksoi se nuk do të merrej sot me situatën e Lulzim Bashës në PD, duke folur shkurt për selinë blu.
“Po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e Partisë Demokratike”, tha shkurtimisht Berisha për gazetarët nga oborri i Parlamentit teksa nxitoj të largohej.
Kujtojmë se grupi parlamentar i PD i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, teksa deri më tani ende nuk ka një vendim nga kryedemokrati.