Basha flet për ndërmjetësimin nga ndërkombëtarët: Jam në dispozicion të bashkimit të demokratëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzlim Basha këtë të enjte në një deklaratë të shkurtër për mediat është shprehur se ai do të vijojë të bëjë gjithçka për PD-në.
Basha në fjalën e tij para mediave është shprehur se ai është aty dhe do të bëjë çdo të mirë për demokratët dhe çdo përpjekje për të bashkuar Partinë Demokratike.
“Jam mirënjohjes për ndihmën që jep çdo anëtar i Partisë Popullore Europiane për Partinë Demokratike dhe demokratët. E dyta dhe më e rëndësishme që dua të konfirmoj para demokratëve është se do të bëj gjithçka për të mirë të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike”, ka thënë ai.
Kryedemokrati nuk i ka mohuar ndërmjetësimin e me përfaqësuesin e CDU-së, Elmar Brook, i cili prej dy ditësh ka mbërritur në Tiranë me misionin për të pajtuar dy kampet brenda PD-së.
Basha kohët e fundit po akuzohet nga deputetët e partisë së tij si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 6 marsit, të cilët i kanë kërkuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, me qëllimin për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve, të ndarë në mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha dhe të PD-së. Basha ka premtuar se do të reflektojë mbi kërkesat e tyre dhe njëherësh i donte më tepër kohë në dispozicion për të shpallur vendimine tij.