“Të kërkojmë me forcë anëtarësimin në BE”/ Xhaçka : Ballkani Perëndimor teatri i dytë më i rëndësishëm i këtij konflikti!

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se pas Ukrainës , Ballkani i Perëndimor është teatri i dytë i konfliktit që po ndodh sot në Kiev.

Ajo u shpreh se sot më shumë se kurrë duhet të kërkojmë me forcë që politika e zgjerimit të kthehet në vëmendjen e Bashkimit Europian.

“Si e kam sqaruar qeveria e ka bërë planin për adresimin e rekomandimeve. Plani kombëtar i integrimit europian. MEPJ e ka udhëhequr procesin e hartimit të këtij plani. Këtë mund ta shihni në secilin prej kapitujve.

Jemi në një moment kyç për të avancuar kërkesën tonë pr mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Dy botëkuptime vlerash sot po përballen dhe një vend i pafajshëm po vuan në breshërinë e bombave. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është teatri i dytë më i rëndësishëm i këtij konflikti.

Pikat e dobëta në rajon janë ato që nuk kanë një perspektivë të qartë europiane. Më shumë se kurrë sot duhet ta kërkojmë me forcë që politika e zgjerimit të kthehet në vëmendjen e BE. Rajoni jonë ende nuk i ka shëruar plagët e të shkuarës së afërt. Ky kuvend ka rol lobues të jashtëzakonshëm”, u shpreh ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT