Rusia mohoi sulmin/ MEPJ publikon videon: Pamjet nga ambasada shqiptare flasin vetë!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me mohimin nga ana e Rusisë e sulmit të ambasadës shqiptare në Kharkiv .
Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Jashtme thekson se Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.
Ministria ndërsa ka publikuar videon thekson se pamjet flasin qartë dhe se përsërit qëndrimin e saj duke dënuar ashpër agresionin rus.
Reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme:
Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!
1/1. #Albania condemns #Russia's use of #fakenews to deny the bombardment of the 🇦🇱 Honorary Consulate in #Kharkiv.
👉The images of demolition speak for themselves. pic.twitter.com/GpSQaEn9TT— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) March 17, 2022