VIDEO/ Panik në supermarketet në Rusi, qytetarët “luftojnë” për të marrë ushqime

Imazhe “lufte” vijnë nga një supermarket në Rusi, ku njerzit shtyen në markete për të marrë ushqime.
Shërbimi Federal Antimonopoly i Rusisë (FAS) njoftoi sot se do të kryejë inspektime në prodhuesit e mëdhenj të sheqerit për të shmangur kartelet për shkak të rritjes së çmimeve të mprehtë dhe mungesës “të pajustifikuar” në disa zona për shkak të kërkesës së lartë.
Videot tregojnë kryesisht pensionistët që luftojnë me njëri-tjetrin se kush do të marrë më shumë sheqer.
Shumë rusë e konsiderojnë sheqer, së bashku me produkte të tjera “produkt i dobishëm për ruajtje në kohë krize”. Kriza në rusi vjen pas sanksioneve perëndimore në Rusi mbi luftën në Ukrainë duke dobësuar rublën dhe rritur çmimet e ushqimit.
Sugar fights go on in Russia.
⚡️Btw from now on their stores are allowed not to issue paper checks – due to lack of cash tape pic.twitter.com/XVKMO0z8e2
— Liubov Tsybulska (@TsybulskaLiubov) March 17, 2022