Putin pëson një tjetër humbje të madhe, eliminohet nga ukrainasit komandanti i forcat elitare të ushtrisë (FOTO)

Një tjetër nga komandantët kryesor të ushtrisë së Presidentit Vladimir Putin është eliminuar në vijën e frontit të Ukrainës, ndërsa luftëtarët elitë të Rusisë po përballen me një masakër në fushën e betejës.

Sipas medias “The Sun” së fundmi është eliminuar edhe kolonel Sergei Sukharev, i Regjimentit Sulmues me Parashutë të Gardës 331 nga Kostroma. Mësohet se lajmi u konfirmua edhe nga TV shtetëror në Moskë.

Më herët “eleminimi” i tij ishte pretenduar nga Qendra e Ukrainës për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit.

Bashkë me të u vra gjithashtu edhe zëvendësi i tij, major Sergei Krylov, thuhet në raport. Ata ishin në mesin e një numri të vrarë nga regjimenti “i lavdishëm” i Kostroma, i konsideruar si ndër forcat luftarake më elitare të Rusisë.

Gjenerali i lartë i ushtrisë së Putinit në rradhë është i 6 i vrarë nga ukrainasit që prej fillimit të luftës./ Gazeta Shqip

Putin pëson një tjetër humbje të madhe, eliminohet nga

Back to top button
LAJMET E FUNDIT