Pas humbjes së zgjedhjeve, gjykata shpall vendimin për Bashën dhe statutin e PD: Kush është kryetari?

Pesë muaj nga depozitimit i kërkesës, Gjykata e Tiranës ka regjistruar statutin e Lulzim Bashës të ndryshuar në 17 korrik të vitit 2021.

Me vendimin e marrë së fundmi nga kjo gjykatë, regjistrimi i statutit do të thotë se ky institucion njeh si kryetar Lulzim Bashën.

Ndryshimi i rregullave të funksionimit të Partisë Demokratike u propozuan si një zgjidhje për krizën brenda saj, pas humbjes në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe rizgjedhjes së Bashës në krye të partisë në një proces të kontestuar nga kundërshtarët e tij në parti. Ndërsa vendimi jepet pikërisht pas humbjes tronditëse në zgjedhjet e 6 marsit të PD-së për 6 bashkitë e vendit, e cila u rendit e treta.

Kuvendi Kombëtar i PD miratoi ndryshimet në Statutin e Partisë, që ishin propozime të kreut Lulzim Basha. Ai propozoi 11 ndryshime, duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve.

Kryedemokrati krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale. Basha nuk kishte asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit.

Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.

Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.

Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.

Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan në 17 korrik përmes Statutit të ri me 60 nene. Gjithashtu në gjykatë u paraqitën për shqyrtim edhe ndryshimet statutore të miratuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, të kryesuara nga Sali Berisha më 11 dhjetor, ku u shkarkua Basha nga posti i kryetarit të PD-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT