Britania jep alarmin për pasojat e paimagjinueshme: Rusia po ndryshon taktikë në Ukrainë

“Kremlini deri më tani ka dështuar të arrijë objektivat e tij origjinale”, tha Ministria përmes një postimi në Tëitter. Britania shtoi se Rusia është “befasuar nga shkalla dhe egërsia e rezistencës së Ukrainës”.
Ky është paralajmërimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të shtunën, e cila ka publikuar informacionet e përditësuara për situatën në Ukrainë. Sipas tyre ndryshimi i taktikave ruse mund të rezultojë në vdekjen e më shumë civilëve.
“Rusia është detyruar të ndryshojë qasjen e saj operacionale dhe tani po ndjekë një strategji të rrënimit”, tha Ministria e Mbrojtjes.
“Kjo me gjasë do të përfshijë përdorimin pa dallim të fuqisë së zjarrit që do të rezultojë me rritjen e viktimave civile, shkatërrimit të infrastrukturës ukrainase dhe intensifikimit të krizës humanitare”, tha Mbretëria e Bashkuar.
President Putin continues to wage war on the people of Ukraine by striking dense urban areas, killing and displacing innocent civilians with non-precision weapons.
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/uqO6MOUUhv
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) March 18, 2022
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 19 March 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/iXd9G8IiA0
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/6fYJwelqMP
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) March 19, 2022