Rezistencë 24 orëshe para Kryeministrisë? Nis protesta për uljen e çmimeve, Rama i sfidon me aktivitetin në të njëjtin orar

Dhjetra e qindra njerëz janë mbledhur përpara sheshi “Skënderbej”, aty ku është edhe pika e takimit për nisjen e protestës kombëtare të paralajmëruar që ka si destinacion vendosjen përpara Kryeministrisë.

Protesta e sotme është paralajmëruar 24 orëshe, ku organizatorët janë shprehur se nuk do të largohen pa iu plotësuar kërkesat nga ana e qeverisë për uljen e taksave dhe të çmimeve.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka “sfiduar” protestuesit duke zhvilluar një takim me fermerët në Durrës.

“Bashkëbisedim i Kryeministrit Edi Rama me fermerë për masat e ndërmarra nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale ne ora 11:00”, njofton kryeministria.

Rezistencë 24 orëshe para Kryeministrisë? Nis protesta për

Rezistencë 24 orëshe para Kryeministrisë? Nis protesta për

Back to top button
LAJMET E FUNDIT