“Jeni të fëlliqur, o plehra”/ Protestuesit shpërthejnë ndaj efektivëve para kryeministrisë

Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kanë nisur tensionet mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.

Pas më shumë se gjashtë orësh protestë, forcat e Rendit kanë zbritur në shesh dhe kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit, por kanë hasur në rezistencën e tyre.

I pranishëm në protestë, Adriatik Lapaj tha: “Nuk ndërhynë paradite sepse ishin mbi 20 mijë qytetarë dhe nuk u leverdiste të bënin rrëmujë. Tani që ne u pakësuam, ndërhyjnë këta”.

Ndërsa një grua shpërtheu në ofendime: “Ju jeni të flliqur more, hiqeni more rrobën tuaj se nuk keni respekt për të, pse e mbani veshur, hiqni more atë uniformë se nuk jeni për gjë ju, jeni veç për të tërhqequr zvarrë kalamajt tanë, a ju tërheqshi zvarrë kalamajt tuj, kurr mos u bëfshi prind”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT