“Injorantë na dini ju ne?!” Flet zv.drejtori i Policisë Tiranë: I lëvizëm protestuesit nga rruga, kishin leje deri në orën 19:00

Qytetarët vijojnë të protestojnë para Kryeministrisë, ndonëse të paktë në numër. Ata kishin paralajmëruar se do të qëndronin 24 orë në protestë, ndërsa forcat policore nuk i kanë lejuar që të bllokojnë rrugën.
“Ne jemi paqësorë dhe nuk po cënojmë asnjë njeri. Këtu po shkelet më të dyja këmbët Kushtetuta”, tha një qytetar.
“Çfarë na dini ju, injorantë na dini, jemi të gjithë me shkollë të lartë këtu o zotërinj”, u shpreh një protestues.
“Ju lutem na hapni rrugën sepse kemi marrë leje”, dëgjohet të thotë një tjetër protestues.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës Luigj Vathi i pranishëm në protestë, deklaroi se policia ka marrë njoftim për tubimin, duke shtuar se efektivët nuk kanë shpërndarë protestuesit, por sipas tij vetëm kanë liruar rrugën për qytetarët dhe transportin publik.
“Policia e Shtetit nuk I ka shpërndarë protetuesit, por thjesht kemi bërë lirimin e rrugës., Ata po vazhdojnë të protestojnë në bulevard., Ne kemi liruar rrugën për mbarëvjatjen e transportit publik . Çdo qytetar ka të drejtë të proteëstojë në konfrom ligjit. Ua kemi kthyer me shkrim që protesta duhet të bëhej deri në orën 19:00 dhe më pas duhet të lironin rrugën.Nuk diskutuam ligjshmërinë e protestës, por kemi bërë vetëm lirimin e rrugës”, tha Vathi.