Si dikur gjermanët me Hitlerin: Elitat ruse po planifikojnë të eliminojnë Putinin, qarkullon edhe emri i pasardhësit

Sipas inteligjencës ukrainase, një grup figurash me ndikim po formohet në biznesin dhe elitën politike ruse, të cilët si synim kanë të heqin qafe presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, grupi po planifikon që të eliminojë liderin rus duke e vrarë me atentat, helmuar ose duke i shkaktuar aksident.
Qëllimi do të ishte largimi i presidentit sa më shpejt të jetë e mundur për të rivendosur lidhjet ekonomike me botën.
Një pjesë e elitës tashmë ka zgjedhur drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FBS) Oleksandr Bortnikov si pasues të Putinit, shkruan Ukrinform.