Kievi: Mercenarë të tjerë të grupit “Wagner” po vijnë për të vrarë Zelenskyn

Sipas burimeve të qeverisë ukrainase, mercenarë të tjerë të grupit Wagner do vijnë për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky.

Në fillim të marsit, Times zbuloi se presidenti ukrainas u kishte shpëtuar të paktën tre atentateve nga mercenarët e këtij grupi.

Wagner është një kompani sigurie që operon në Ukrainë, Siri dhe Sahel: rusët dhe ish-sovjetikët e republikave të Azisë Qendrore punojnë atje.

Çelësi i sukseseve të dyshes ‘Wagner-Putin’ është se ata nuk paguhen nga buxheti i shtetit të Rusisë. Kompania pretendon se paguhet nga vendet që ‘ndihmon’, Moska vetëm jep një ‘dritë jeshile’.

Një përjashtim është Ukraina, pasi Moska paguan nga buxheti për këtë rast.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT