Kishte afat deri në orën 5, Mariupoli refuzon dhe nuk i dorëzohet ushtrisë së presidentit rus

Afati i dhënë nga Rusia për autoritetet e Mariupolit për të dorëzuar qytetin tani deri në orën 5 ka kaluar, ndërsa ukrainasit kanë refuzuar kushtet e vendosur nga Moska.

Qyteti port i Mariupol, i cili para luftës ishte shtëpia e rreth 450,000 njerëzve, ka qenë pothuajse nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i marsit me imazhet satelitore që tregojnë shkatërrime të konsiderueshme në zonat e banuara.

Rusia është akuzuar vazhdimisht për shënjestrimin e civilëve, me banorët e bllokuar që e përshkruajnë sulmin si “ferr”.

Sulmet ruse kanë çuar në një kolaps total të shërbimeve bazë – me banorët të cilët nuk janë në gjendje për të bërë asgjë. Trupat po lihen në rrugë sepse ose nuk ka kush ti marrë ose është thjesht është shumë e rrezikshme të provosh.

Një zyrtar në qytet tha se njerëzit kanë frikë të largohen nga strehimoret e tyre nëntokësore edhe për të marrë gjërat thelbësore, që do të thotë se ata po përpiqeshin të pinin më pak ujë dhe të hanin më pak ushqim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT