“Kemi goditur shtatë objektiva ajrore ruse”, Forcat e Armatosura të Ukrainës bëjnë bilancin

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 26 dhe Forcat e Armatosura kanë dhënë detaje nga aksioni i tyre në terren kundër ushtrisë së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas raportimeve të Forcave Ajrore të Ukrainës, thuhet se janë goditur shtatë objektiva ruse, një avion, katër dron dhe dy raketa lundrimi.

“Pozicioni dhe natyra e veprimeve të forcave të mbrojtjes nuk kanë ndryshuar”, kanë zbuluar Forcat e Armatosura.

Sipas tyre, thuhet se ka pasur një rënie në intensitetin e përdorimit të avionëve të drejtuar nga Rusia, por se ajo ka përdorur mjete ajrore dron për të vlerësuar efektivitetin e sulmeve.

Gjithashtu bëhet e ditur se në rajonet Donetsk dhe Luhansk po kryhen masa mobilizimi të detyruar nga forcat ruse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT