Rusia lëshon një tjetër raketë hipersonike, goditet një depo karburanti pranë portit Mykolaiv

Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes ruse ka deklaruar se Rusia ka përdorur një tjetër raketë hipersonike për të goditur Ukrainën.
Ai tha se arma e njohur si “Kinzhal” goditi dhe shkatërroi një dpeo karburanti pranë portit Mykolaiv në Detin e Zi.
Një ditë më parë ushtria ruse njoftoi se përdori për herë të parë raketën hipersonike, ku shkatërroi një depo municioni në malet Karpate. Raketat hipersonike kanë aftësi të godasin objektiva deri në 1250 milje larg me shpejtësi 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit.