Deputetët i kanë kërkuar dorëheqjen, Basha mbeldhje ‘urgjente’. Çfarë pritet të ndodhë?

Java nis me zhvillime në selinë e Partisë Demokratike. Kryetari që mban vulën i demokratëve, Lulzim Basha, ka thirrur në orën 17:00 të kësaj të hëne mbledhjen e grupit parlamentar.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë aty, sepse shumica e grupit parlamentar i ka kërkuar dorëheqjen kreut të PD, i cili ka mbetur minorancë kudo mbas disfatës së 6 marsit.

Në zgjedhjet e pjesëshme lokale, partia që drejton Basha doli forcë e tretë në vend, për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar.

Deputetët demokratë e kanë thënë publikisht tashmë se duan medoemos dorëheqjen e Bashës dhe bashkimin e partisë, krijimin e një komisioni të përbashkët me “Shtëpinë e Lirisë”, që udhëhiqet nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, pastaj shkuarja në zgjedhje për strukturat e reja drejtuese të PD.

A do ta pranojë Basha këtë gjë? Mbetet të shihen zhvillimet e sotme të grupit parlamentar demokrat se nga do të anojë situata.

/a.r

Back to top button
LAJMET E FUNDIT