LAJMI FUNDIT/ Jep dorëheqjen kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ka dhënë dorëheqjen kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai është shprehur gjatë fjalës së tij se ka investuar gjithçka ka patur në dorë për PD-në dhe të ardhmen e vendit, por nuk ia ka dal.
Në këtë situatë, ai është shprehur i gatshëm të dorëhiqet, duke bërë kështu një hap pas për PD-në dhe të ardhmen e Shqipërisë.
“25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët dhe për shqiptarët masakra zgjedhore ndali ndryshimin me 25 prill.
Shpresa per tu ringritur ka marrë për fat te keq prej goditje të njëpasnjëshme.
Personalisht investova gjithcka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, jam i bindur se do ta qartësojë koha.
Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses.
Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë.
Për këtë arsye dhe për të ndihmuar demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve.
Kjo nuk është një tërheqje, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur për karriken e kryetarit.
Unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do bëj gjithçka qe ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen, kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj per këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standardeve tona si demokratë.”- tha Basha në fjalën e tij./ Gazeta Shqip