Dorëheqja e Bashës, ja reagimi i Grida Dumës

“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!
Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!”.
Ky është qëndrimi më i fundit i Grida Dumës, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së. Duma ka qenë zëri më flaktë kundër Bashës dhe ka kërkuar largimin e tij si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve.
Sakaq ajo përflitet si një kandidate e mundshme për postin e kryetarit të PD-së, ndërsa ishte ndër të parat që dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares së kësaj partie.