Dorëheqja e Bashës/ BE: Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë me një lidership të ri që e mban qeverinë nën kontroll

BE ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr nga drejtimi i PD.
Në një reagim në rrjete sociale BE thekson se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë, ndërsa shton se pret që tashmë lidershipi i ri të luajë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin e vendit në BE.
