Dorëheqja e Bashës, Duma e relaksuar: Lajm i mirë, e ngremë PD-në në madhësinë që i takon

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës ka folur mbrëmjen e sotme në “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel, Grida Duma tha se dorëheqja e Bashës ishte lajm i mirë.

Duma në fjalën e saj u shpreh se tani mbetet vetëm të zgjidhen platformat për ringritjen e Partisë Demokratike.

“Dorëheqja e Bashës është lajm i mirë, për t’u përshëndetur. Tani dua të shoh rrugët se si mund të ngremë PD-në në madhësinë që i takon se e kam parë procesin që vjen pas dorëheqjes si të nevojshëm. Ajo që dua të shoh rrugët e zgjidhjes për ta bërë PD-në të madhe sërish.

Vërtetësia e këtij akti, shkuarja deri në fund e këtij akti, do shihet në vëjimësi kur të bëhen zgjedhjet brenda partisë. Duhet të shohim platformat për ringritjen e partisë. Nuk duam zgjidhje taktike momentale,” tha Duma./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT