Afganët nisen drejt SHBA-ve/ Yuri Kim falënderon Shqipërinë për pritjen e tyre: I treguat botës traditën e ‘besës’

Afganët e strehuar në vendin tonë, janë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, si dhe nga ambasada Amerikane në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim ka shprehur dhe njëherë mirënjohje për mikpritjen e tyre, ndërsa shprehet se populli shqiptar i tregoi botës dhe njëherë traditën e “besës”

Afganët nisen drejt SHBA-ve/ Yuri Kim falënderon Shqipërinë

“Sonte, një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në SHBA, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Shqipëria ishte vendi i parë që hapi dyert për afganët vitin e kaluar dhe populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë.”- shkruan Yuri Kim në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT