Alibeaj flet për herë të parë si kreu i PD: Demokratët duhet të bashkohen

Enkelejd Alibeaj ka reaguar për herë të pari, pasi mori detyrën e kreut të Partisë Demokratike, pas tërheqjes së Lulzim Bashës.

Në një deklaratë përpara selisë së blu, Alibeaj përkujtoi 22 marsin, ndërsa bëri thirrje për bashkim mes demokratëve.

“Dita e sotme përkujton për këdo të gjithë ata që cilët 30 vite më parë votuan të bashkuar duke zgjedhur lirinë dhe demokracinë. Unë besoj se bashkimi tek vlerat është çelësi i të gjithë atyre që vuajnë sot, si para 30 vitesh pikërisht peshën e madhe të diktaturës. Bashkimi te këto vlera, respekti ndaj njëri-tjetrit, bashkimi rreth asaj që është e keqja më e madhe, regjimi që është instaluar në Shqipëri dhe ndihet nga mëngjesi deri në darkë në çdo familje shqiptare.

Kjo është thirrja e cila sot më shumë se kurrë buron nga shpirti dhe nga zemra jo vetëm e çdo demokrati, por çdo shqiptari. Bashkimi është ‘ndërdemokrat’, bëhet fjalë për të gjithë ata demokratë të sakrificës, të vuajtjes, që nuk kanë përfituar, që e ndjejnë peshën e madhe pse jo edhe të këtyre përplasjeve. Do kemi kohë sepse sot është një ditë feste. Do kemi kohë për procedurat. E rëndësishme është sensi i mirë që buron nga ato vlera. Të bëhemi bashkë pikërisht për këtë.”- tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT