Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i parë nga radhët e Partisë Socialiste

Partia Socialiste reagoi sot për herë të parë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kreut të Partisë Demokratike.
Nga Elbasani, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka deklaruar se ishte një akt i vonuar nga Basha, të cilën e quan humbës.
Sipas tij, duhen parë me vëmendje zhvillimet që po ndodhin në PD mirëpo fokus kanë qytetarët.
“Ky është akti i parë i një humbësi. Ai duhet ta kishte bërë me kohë këtë gjë. Nuk e kemi vëmendjen te ajo që ndodh me PD-në, tani janë në cikël të vështirë.
Disa thonë se akti i dorëheqjes duket si fillimi i fundit të këtij procesi. Fillim i një fundi shkërrmoqës mund të jetë,” tha Gjiknuri.