Dita pa makina/ Rama jep lajmin: Mund ta aplikojmë çdo muaj

Kreu i qeverisë Edi Rama në një postim në “Facebook”, publikoi foto të rrugëve në kryeqytetin shqiptar pa automjete.

Ai shkruan se dita pa makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona.

“DITA PA MAKINA duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT