“Rusët kanë rritur prezencën e avionëve në hapësirën tonë ajrore”, Komanda ukrainase ngre alarmin: Armiku po përdor…

“Forcat ruse kanë rritur prezencën e aeroplanëve në hapësirën ajrore të Ukrainës në 24 orët e fundit. Ky është alarmi që ka ngritur ushtria ukrainase.

“Përveç përdorimit të shumë mjeteve ajrore pa pilot, armiku përdor bombardues, avionë sulmues dhe luftarakë, raketa lundrimi dhe raketa balistike në drejtime të ndryshme”, ka thënë Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës.

Gjithashtu ata kanë bërë me dije se ushtria ukrainase ka shkatërruar një aeroplan rus, dy helikopterë dhe gjashtë dronë.

Nga ana tjetër, mediat ndërkombëtare nuk kanë mundur t’i verifikojnë këto informacione.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT