A do t’i përdorë Rusia armët bërthamore? Zëdhënësi i Kremlinit tremb ekspertët me deklaratën e tij

Ekspertët po japin më shumë kontekst për komentet e mëparshme të bëra sot nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov rreth përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia në kontekstin e pushtimit në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaori se Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm nëse vendi përballet me një kërcënim ekzistencial.

I pyetur nga CNN nëse presidenti Putin do të konsideronte përdorimin e armëve bërthamore, Peskov tha: “Ne kemi një koncept (dokument) të sigurisë së brendshme dhe është publik, ju mund të lexoni të gjitha arsyet për përdorimin e armëve bërthamore. Pra, nëse është një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëherë ai [arsenali bërthamor] mund të përdoret në përputhje me konceptin tonë”.

Presidenti rus Vladimir Putin tha më 28 shkurt, vetëm disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, se ai po vendoste forcat strategjike bërthamore të Rusisë në gatishmëri speciale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT