“Falenderim i veçantë për popullin shqiptar”/ Blinken: Mirëpresim afganët që mbërritën nga Shqipëria në SHBA!

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur se 212 afganët e nisur nga Shqipëria kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një postimi ne rrjetet sociale, Blinken thote se tashme ata  kane një shtëpi te re, ndersa falenderoi ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe popullin shqiptar për mikpritjen.

“I lumtur të ndaj që 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për Ministrin e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe popullin shqiptar”, shkruan Blinken në twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT