Arrihet ARMËPUSHIM lokal për evakuimin e banorëve: Çfarë po ndodh në Ukrainë?

Guvernatori i rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore tha se është arritur një marrëveshje për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të cilët kanë mbetur të bllokuar.
Përmes një postimi në “Telegram”, guvernatori Serhiu Gaidai, tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi në orën 9 të mëngjesit.
Ndërkohë, luftimet e ashpra po vazhdojnë në qendër të qytetit port jugor të Mariupolit, i cili është nën një bombardim intensiv rus. Qeveria ukrainase thotë se rreth 100,000 civilë janë bllokuar atje pa ushqim, ujë apo ngrohje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se me gjithë vështirësitë, 7026 banorë të Mariupolit u shpëtuan të martën.
Ushtria e Ukrainës pretendon se trupat ruse janë “të demoralizuara” dhe zyrtarët rusë tani po përpiqen të rekrutojnë ish-ushtarë për t’iu bashkuar përpjekjeve të tyre të luftës
Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e armëve bërthamore. Në një intervistë për CNN, Peskov tha se kjo mund të ndodhë nëse vendi përballet me një kërcënim ekzistencial
SHBA e denoncoi deklaratën si të pamatur, me Pentagonin duke thënë se “nuk është mënyra se si duhet të veprojë një fuqi bërthamore e përgjegjshme”.
Pentagoni thotë gjithashtu se forcat ukrainase po arrijnë të rimarrin tokën nga trupat pushtuese ruse, veçanërisht në jug të vendit.
Në frontin diplomatik, Zelensky i ka përshkruar bisedimet me Rusinë si konfrontuese, por tha se, hap pas hapi, ato po ecin përpara.