Rritet sërish çmimi i naftës, ja sa do të kushtojë në periudhën 23-25 mars

Çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje, teksa për periudhën kohore 23-25 mars do të kushtojë 233 lekë/litri. Ndërkohë çmimi i gazit vijon të mbetet i pandryshuar prej disa mbledhjesh radhazi të bordit të transparencës, 93 lekë/litri. Nga ana tjetër, benzina do të kushtojë 218 lekë/litri.
Çmimet e reja të miratuara nga Bordi i Transparencës:
Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 227 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/liter.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 23 mars -25 mars 2022, të jetë 233 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 218 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.